TIRANE- Prestigjozja “Washington Post” i ka dedikuar një shkrim pranimit të homoseksualizmit në botë.

Sipas një studimi të akademikut Erik Voeten, bazuar në sondazhe të kryera që prej vitit 1981,
Shqipëria, Maqedonia dhe Lituania thuajse nuk i pranojnë prirjet seksuale mes së njëjtës gjini.

Grafiku i publikuar flet për një nivel shumë të ulët të pranimit në vendin tonë ndër vite, nivel që sipas sondazhit ka mbetur thuajse i pandryshuar.

Nivel mesatarisht të ulët duket se ka dhe në Shtetet e Bashkuara, e veçanërisht në Amerikën Latine. Ndërkohë që më tolerantë ndaj kësaj prirje seksuale është Evropa Veriore dhe ajo Perëndimore.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: