Presidenti aktual i SHBA, Donald Trump ka sqaruar deklaratën e fundit duke theksuar se ai nuk e pranoin fitoren e Joe Biden.

Në një status të mëparshëm Trump shkruante se ”Biden fitoi sepse zgjedhjet u manipuluan” dhe ishte hera e parë që Presidenti amerikan e cilësonte Biden-in si fitues.

Tashmë Trump sqaron se Biden ësthë fitues vetëm në sytë e mediave që ai i quan ”Fake News” teksa garanton se ai bashkë me republikanët do të fitojnë.

”Ai fitoi vetëm në sytë e FAKE NEëS MEDIA. Unë nuk pranoj ASGJË! Kemi një rrugë të gjatë për të bërë. Kjo ishte një ZGJEDHJE E MANIPULUAR!
Ky pretendim për mashtrim zgjedhor është i diskutueshëm
ZGJEDHJE Të MANIPULUARA. NE DO TE FITOJME!”- tha Trump.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb