Kur kanë kaluar më pak se 24 orë nga zbulimi i krimit të rëndë në Greqi, ku Babis Anagnostopulos, pranoi fajësinë për vrasjen e gruas së tij, 20-vjeçares Caroline, reagimet kanë qenë të shumta.

Një prej tyre, që është treguar i ashpër me pilotin 33-vjeçar është psikiatri i njohur grek, Dimitris Souas. Ai e ka cilësuar Babis-in si një antagonist naiv, pasi besoi se kreu një krim të pazbulueshëm.

“Ai është një antagonist…arriti të kryente ato veprime pa emocion apo pendesë, një personalitet i lindur për krim. U tregua naiv dhe besoi se kishte kryer një krim të pazbulueshëm.”

Drejtorit i Klinikës Psikiatrike të spitalit Metropolitan tha se sjellja e pilotit 32-vjeçar ishte kafshërore.
“Ai po luante një rol të qelbur, është kafshë, me gjithë respektin që kam për kafshët.”

Psikiatri theksoi gjithashtu se nuk kemi të bëjmë me një krim të çastit, apo një “errje sysh” të momentit. Nëse ky do të ishte shkaku, sipas tij, Anagnostopulos do të ishte rrëfyer prej kohësh.

“Nëse ky do të ishte një krim i momentit, autori do të pendohej menjëherë, do të bërtiste, do të kërkonte ndihmë, do të thërriste policinë. Ai e mbyti qenin për të pasur një alibi më shumë ”.

I pyetur nëse mendon se 32-vjeçari mund të ketë probleme të shëndetit mendor, Souras e hodhi poshtë si mundësi.

“Të sëmurët mendorë nuk kanë aftësi të organizojnë asgjë, ata vrasin në irracionalitetin e tyre.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb