Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme takime me banorët e njësisë numër 8 në kryeqytet.

Meta shkroi në Facebook se ka biseduar me ta jo vetëm për problematikat që i shqetësojnë por edhe për dëshirën e tyre për një ndryshim të shumëpritur në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë.

“Sot paradite shkuam në njësinë numër 8 në Tiranë, ku pata rastin të takohesha me dhjetëra qytetarë të kësaj zone.

Të bisedoja me ta dhe të dëgjoja prej tyre jo vetëm problematikat që i shqetësojnë, por edhe dëshirën për një ndryshim të shumëpritur në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Pranvera e Ndryshimit ka filluar”, shkroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb