Deputeti Luçiano Boçi në një reagim në “Facebook” është shprehur se vendimi i Ramës për të mos lejuar PD në zgjedhje vetëm do t’i bashkojë shqiptarë dhe demokratët.

Gjithashtu Boçi shton se kryeministri Rama duhet të kuptojë se për të është dimri i fundit.

STATUSI:

Vendimi i paprecedentë i Edi Ramës për të mos lejuar Partinë Demokratike të regjistrohet në zgjedhje, është një vendim që do t’i bashkojë demokratët! Ata do dijnë të jenë bashkë për të sjellë ndryshimin që nis nga qytetet tona!

Edi Rama ka marrë vendimin për ta zhytur përfundimisht vendin në listën e vendeve autoritariste, me demokraci të shkallmuar, me liri të shkelura dhe me të drejta të dhunuara me ligj, njëlloj si dikur në komunizëm. Guximi i tij për ta kthyer Shqipërinë në një shtet policor deri më sot i ka dëbuar shqiptarët.

Në korrik 1990 këtë bëri edhe Ramiz Alia.

Por në dhjetor të atij viti regjimi diktatorial i tij humbi mitet e fuqisë dhe në shkurt humbi gjymtyrët e dhunës.

Ndaj edhe Edi Rama duhet të kuptojë se ky është dimri i tij i fundit. Pranvera kurrë nuk ju përket diktatorëve

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: