Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis në një intervistë për mediat italiane ka zbuluar se e pëlqente shumë trajnerin Massimiliano Allegri, në kohën kur ky i fundit  drejtonte Milanin dhe se ishte shumë pranë nënshkrimit me trajnerin italian.

“Një ditë i thashë të vinte te ne. Pastaj e thërrisja për çdo muaj, dhe ai më thoshte se duhet të prisja. Kështu një ditë menduam për Benitezin dhe shkuam ta takonim në Londër.  Ai ishte si një Napolitan, i shoqërueshëm dhe na ftoi për darkë …”, ka rrëfyer De Laurentis.

“Pastaj nënshkruam kontratën. Kur u ktheva në Romë, Allegri më telefonoi dhe më tha: President mund të vij, por gjithçka ishte vendosur unë kisha nënshkruar me Benitez, Allegri u kujtua me vonesë”, tregoi De Laurentis.

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb