Sipas “La Gazetta dello Sport”, “molla” e sherrit nuk ka qenë tentativa e Ciro Immobile për të shënuar nga mesi i fushës pasi Lazio e kishte siguruar fitoren dhe as driblimi që Immobile i ka bërë kapitenit të Milan-it në rastin e golit të 4-1-it.

Arsyeja e vërtetë e sherrit ka qenë sulmi verbal që sulmuesi i bardhekaltërve i ka bërë sulmuesit të kuqezinjve Nikola Kalinic, fajtor se ka kërkuar një penallti pas një kontakti të papërfilshëm në zonën e rreptësisë. Kjo sjellje është konsideruar e papërshtatshme nga Leonardo Bonucci, i cili ka dalë menjëherë në mbrojtje të shokut të tij të skuadrës. Ndoshta jo vetëm kaq pasi Immobile dhuroi një paraqitje perfekte, tre gola dhe një Milan i fundosur me rezultatin 4-1, madje një Bonucci totalisht i “shkatërruar” dhe i nervozuar.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb