Në Spanjë po merr gjithmonë e më shumë kuota mundësia e rikthimit të Cristiano Ronaldo te Real Madrid. Është e përditëshmja “AS” që i jep zë këtij skenari, duke zbuluar edhe një prapaskenë të bujshme. Sipas gazëtës, Florentino Perez u pendua shpejt që e la CR7 të largohej dhe që në vetën e 2019 provoi të bindë porugezin të kthehej në Madrid. Por tani gjërat kanë ndryshuat.

Ronaldo Precio
Ronaldo Precio

Cristiano Ronaldo ka mbetur i zhgënjyer nga aventura juventine pas eliminimit të radhës nga Champions League dhe pritet të largohet në fund të këtij sezoni. Real Madrid kërkon ta shfrytëzojë këtë mundësi dhe duke qëndruar në atë që raporton “AS”, Perez ka urdhëruar emisatët e klubit “los blancos” të nisin punën për transferuar sërish yllin portugez në La Liga.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb