Në vitet e fundit, Tirana e ka kthyer merkaton në art, lëvizje të shumta, miliona në arkën e klubit, por në çdo rast, kanë arritur të mos prekin cilësinë brenda ekipit, në fund rezultatet i kanë dhënë gjithnjë të drejtë stafit drejtues, të paktën deri më tani, teksa vijojnë të jenë në krye.

Bardheblutë ishin një nga ekipet më aktive edhe në këtë merkato dimri, nga kryeqyteti u larguan lojtarë si Xhixha, kapiteni Ismajlgeci, Kallaku e Limaj, por nuk munguan as emrat në hyrje si Abazaj dhe Regi Lushkja, dy nga emrat më të kërkuar në treg.

Arkitekti i këtij ekipi, Tefik Osmani, në një intervistë ekskluzive për “News24”, për emisionin “Sport News” të moderuar nga Trevisa Tufa, foli me emra, zbuloi detaje dhe prapaskena interesante. Osmani vlerësoj Seferin si transferimin më të bujshëm të tij, ndërsa premtoi se Tirana do të vijojë të shes lojtarë, për sa kohë akademia prodhon.

Osmani konfirmoi se me Bekaj do të ulen të diskutojnë rinovimin e kontratës, ndërsa lojtarë si Florent Hasani mund të jetë “perla” e radhës në verë. Drejtori i Tiranës vlerësoi transferimin e Skukës ndërsa theksoi se edhe një herë se objektivat e bardhebluve nuk ndryshojnë as këtë sezon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb