Kam qenë e lidhur me të për 7 vite dhe pikërisht kur po bëja gati fustanin, vitin e fundit, nuk ndjeja më dhe ndaj vendosa të ndahem. Jam e sigurt që ai po më ndjek ende dhe më do ende…”, ishte kjo deklarata e Beniada Nishanit brenda “Big Brother VIP”, që riktheu edhe njëherë në vëmendje një histori rozë të famshme në Itali.

Beniada Nishani 3 500x281
Beniada Nishani 3 500×281

Modelja shqiptare prej shumë vitesh kishte qenë në një lidhje me Mattia De Sciglio, futbollisti i Juventusit dhe ish-kapiteni i Milanit, pikërisht kur ky luante te kuqezinjtë. Në rrëfimin e saj brenda shtëpisë së “Big Brother”, Beniada u shpreh se ishte ajo, që i kishte dhënë fund kësaj lidhjeje me bindjen se ai ende e donte dhe e ndiqte.

Mattia De Sciglio Giulia 1 500x500
Mattia De Sciglio Giulia 1 500×500

Por, në fakt jeta e futbollistit ka vijuar dhe duket se historia me Beniadën i përket së shkuarës dhe tashmë ka gjetur dashurinë. Konfliktet mes tij dhe modeles shqiptare kanë nisur shumë përpara se të flitej për një dasmë.

Beniada Nishani 1 500x625
Beniada Nishani 1 500×625

Debatet, largësia dhe shpeshherë xhelozia kanë sjellë edhe në ndarjen e tyre. Nga miqtë e afërt të finalistes së “Big Brother” është bërë me dije se stili i jetesës së futbollistit, fama dhe largësia për shkak të lojës kanë çuar edhe në shkëputjen e një dysheje, që kanë pasur shpeshherë ulje-ngritjet e veta.

Beniada Nishani 2 500x625
Beniada Nishani 2 500×625

Beniada dhe futbollisti i famshëm kishin edhe një diferencë të vogël në moshë, ku modelja ishte pak vite më e madhe se ai.

Mattia De Sciglio Giulia 3 500x625
Mattia De Sciglio Giulia 3 500×625

Ndonëse Mattia De Sciglio është një emër shumë i njohur në Itali, historia e tij me Beniadën nuk është pasqyruar kurrë në mediat italiane, duke e konsideruar këtë histori si kalimtare dhe jo një histori që do t’i çonte drejt altarit.

Mattia De Sciglio Giulia3 500x375
Mattia De Sciglio Giulia3 500×375

Ndonëse modelja ka tentuar famën në Itali, sa me pozat nudo, aq edhe me këtë histori rozë me një personazh të famshëm, mediat thuajse asnjëherë nuk kanë pasqyruar detaje nga jeta e kësaj dysheje. Fotot e tyre të para së bashku qarkulluan vetëm tani “online”, që Beniada mori famë nga “Big Brother”.

Mattia De Sciglio Giulia2 500x638
Mattia De Sciglio Giulia2 500×638

Nuk mund të themi të njëjtën gjë për lidhjen aktuale të Mattia De Sciglio. Futbollisti që nga viti 2014 është në një lidhje me bukuroshen Giulia Vesce. Mattia është njohur në Santo Domingo me Giulia Vesce.

Nuk dihet nëse njohja e çiftit është bërë në kohën kur ai dhe finalistja e “Big Brother” ishin në krizë, apo i kishin dhënë fund kësaj lidhjeje. Mediat italiane kanë bërë me dije se ata kanë së bashku që nga viti 2014, duke folur për një dashuri të madhe mes të dyve. Në mediat sportive, por edhe ato rozë, çdo dalje e partneres së tij konsiderohet një lajm, duke vlerësuar lidhjen e tyre.

Ndonëse Giulia Vesce ka preferuar të mbetet një personazh sa më diskret, mediat përfitojnë nga çdo detaj për të zbuluar diçka më shumë nga ajo.

“Historia mes bukuroshes dhe mbrojtësit të Juventusit vazhdon prej kohësh, duket nga “Botërori 2014” (jo me shumë fat për Kombëtaren italiane). Për pjesën tjetër ne dimë shumë pak, duke pasur parasysh që Giulia ka një profil në “Instagram”, por është privat. E vetmja herë që ajo u shfaq në publik ishte në bashkëpunim me “Le Iene” në shakanë organizuar për De Sciglio. Një grua shumë e rezervuar, por e rëndësishme është se ajo ka fituar zemrën e mbrojtësit të Juventusit”, shkruajnë mediat italiane për partneren e mbrojtësit italian.

Nga futbollisti, tek i dashuri që mbante me lekë

Beniada ndërkohë brenda “Big Brother VIP” ka folur edhe për një tjetër histori dashurie, këtë herë shumë larg shkëlqimit që kishte me lidhjen me futbollistin e famshëm. Teksa ka qenë duke folur me aktorin Donald Veshaj, Beniada ka treguar sesi është ndarë nga një lidhje toksike që ka pasur.

Lidhja me djalin, të cilit nuk ia tregoi emrin ka zgjatur vetëm tre muaj.

“Vetëm me psikopatët gjithmonë… Mora biletën, u ktheva në shtëpi. Capri ishte pushimi i parë dhe Sicilia ishte pushimi i dytë, mora biletën për në gusht. Harxhova 2000 euro vetëm për t’u kthyer në shtëpi, por as nuk më interesonte. Telefonova babain, më tha mos u bëj merak. U ktheva pasi u zumë, u bëmë keq fare, i thashë ‘ti flet për familje, dashuri, respekt, për familjen tënde, por ti nuk e di fare çfarë do të thotë dashuria’, edhe u bë keq fare. Ishte ai që i kërkonte pushimet, unë asnjëherë.

Kur u kthyem, një javë nuk folëm dhe ai një ditë më tha ‘më fal, ke të drejtë, janë gjëra të tjera që nuk të kam treguar’. Shokët e tij i kishte të mëdhenj e të martuar, ishin xhelozë. I thoshin: ‘Kush e di çfarë bën në Milano, çfarë pune bën, modele, modele…’. I kishin thënë që ndoshta rri me të, e kam një tjetër në Milano. Ai filloi të thoshte: ‘Hajde jeto me mua, çfarë do të bësh në Milano’? Në dy muaj ishin pak, si do shkoja te shtëpia e tij?! Ishte muskuloz kështu, gabimi im ka qenë që unë për herë të parë jam kapur me një person vetëm nga ana estetike, e vjen një moment që… Jo, nuk e shijova anën estetike se kishte diçka që nuk ma mbushte mendjen 100%”, – ka deklaruar modelja brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Panorama Sport

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb