Superliga zhvilloi në fundjavë ndeshjet e javës së 34-të. Partiznai mori një fitore me shije Europe në Rrogozhinë, duke mundur 0-1 Egnatian. Tirana, edhe pse ka bërë të sajën titullin kampion, tregoi muskujt ndaj Vllaznisë, pasi e mposhti 3-1.  Dinamo ra zyrtarisht në Kategorinë e Parë pas disfatës 2-1 ndaj Kukësit, Laçi përmbysi 1-2 Skënderbeun, ndërsa Teuta doli me 3 pikë nga Kamza (0-1 VS Kastrioti). Të ftuar të ndryshëm dhanë mendimin e tyre në Sport News Plus në News 24.

Gentian Muça, lojtar i Tiranës  foli për titullin, të rinjtë e ekipit, Europa dhe shumë tema të tjera.

 

“Fitorja në derbi ka tjetër shije, bashkangjitja me titullin është festë e dyfishtë. Ne filluam më pas përgatitjet, por ishim më të lirshëm në impenjimet në stërvitje, por ishte e rëndësishme që të vazhdojmë punën se do të kujdeseshim për shëndetin e futbollistëve se nëse do të ndalnim rimin do të rrezikonim dëmtime. Nuk ka shumë kohë pasi afrojnë Kupat e Europës.Duke parë historikun e viteve të fundit ku kemi pasur një ballafaqim jo pozitiv kundrejt kundërshtarëve tanë të përjetshëm sportiv. Për ne ajo ndeshje ka qenë matja e vërtetë, flas për ndeshjen e parë derbi këtë sezon. Fitimi i ndeshjes të parë të ndihmon edhe psikologjikisht shumë se ke edhe tjetër dëshirë dhe pasion. Pastaj ndeshja e fundit pa mbaruar faza e dytë, ka qenë përsëri me Partizanin në dhjetor, me sukses në minutat e fundit. Aty nuk kishte më dilema që ishim kandidat kryesor për titullin kampion.

Kemi qenë të rezervuar se jemi djegur të them të drejtën. Duhet të jesh edhe me këmbë në tokë. Sa i përket emrit, Tirana nuk ka shumë nevojë për fjalë, por vitet kanë treguar që nuk ecet vetëm me fanellë. Po nuk dhe në fushën e lojës, është e kotë të flasësh. Fanella ka plusin e vet edhe për lojtarët që ingranohen në skuadër, të rinjtë e dinë ku kanë ardhur e për çfarë lufton, duke iu bashkangjitur atyre me eksperiencë. Por kryesorja është harmonia, po nuk pati harmoni në skuadër nuk funksionon.

Më e mirë kjo Tiranë apo ajo e para dy viteve? Atëherë ishte një kundërshtar shumë më cilësor se këtë vit, Kukësin, kishte diferenca me skuadrën e tanishme. Nëse thoni se ishte konkurrent Laçi, në fazën e tretë nuk kishim asnjë. Kurse me Kukësin në atë vit pothuajse shkuam kokë më kokë deri në fund. Për mua personalisht mendoj se skuadra e këtij viti është shumë më e qëndrueshme se ajo e para dy viteve që u shpall kampione” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb