C.Ronaldo nuk e priti aspak mirë humbjen në Superkupë përballë Lazios. Sigurisht që ky trofe nuk ishte primar për Juven por për Ronaldon po, për portugezin çdo trofe ka rëndësi në fund. CR7 nuk është mësuar të humbas një finale, për herë të fundit diçka të tillë e kishte përjetuar 5 vite më parë, më pas ishte prezent dhe protagonist në 11 finale të fituara radhazi.

Ronaldo Trofeu
Ronaldo Trofeu

Më shumë se sa një trofe më pak në CV e tij mbresëlënëse, ky është një vit i rëndësishëm për portugezin në aspektin personal, pasi dëshiron me çdo kusht të fitoj “Topin e Artë” për të kapur Messin në majën e botës. Ronaldo i ka vendosur vetes një objektiv, të fitoj gjithçka me Juven këtë sezon, mbi të gjitha Champions League, ndërsa shpreson shumë që të zhvilloj një europian si protagonist me Portugalinë, dy rrugë që do ta afronin më shumë me “Topin e Artë”.

Cristiano Ronaldo Maurizio Sarri Juventus 2019 20 M769p7371ryb18y1pk3xl6g7g
Cristiano Ronaldo Maurizio Sarri Juventus 2019 20 M769p7371ryb18y1pk3xl6g7g

U fol se CR7 nuk është i lumtur në Torino pasi perfomanca e Juves ndikon shumë edhe në karrierën e tij personale por për të hedhur poshtë këto zëra mendoi agjenti i tij, Jorge Mendez i cili saktësoi se Ronaldo nuk ka ndërmend të largohet nga Juventus, ka ende 2 vite gjysmë në kontratë dhe kërkon ta respektoj por dhe Juve duhet të bëjë gjithçka për të shmangur një tjetër përfundim si ai kundër Lazios në Superkupë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb