Neymar dhe Real Madrid janë të destinuar të përfundojnë bashkë. Ky është përfundimi me të cilin del britanikja “The Sun”, e cila zbulon sesi “galkatikët” do të afrojnë në “Bernabeu” yllin brazilian.

Në shtator hyn në fuqi një klazolë largimi e Naymar nga Paris SG, e cila kap shifrën e 263 milionë euro, por gjithsesi sipas këtij burimi Real Madrid nuk do të lejojë që kjo të ndodhi.

“Galaktikët” do t’i vendosin më herët ‘pikat mbi i’ dhe për këtë arsye kanë përgatitur një ofertë prej 307 mln eurosh, 44 më shumë se ç’pretendon Paris SG nga klauzola, në mënyrë që francezët të mos bëhen pengesë.

Neymar si rrjedhojë do të jetë ‘ylli’ i ri në “Bernabeu” pasi Cristiano Ronaldo ka bërë gati valixhet sepse kërkon 75 milionë euro në sezon, shifër që Florentino Perez nuk ka ndërmend ta paguajë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb