Erdhi, pa, por dëshironte të largohej pas vetëm 4 javësh në krye të Tiranës. Shpërthimi i Jul Ahamtaj ishte një autogol i madh, fjalët e tij pas humbjes kundër Skënderbeut befasuan jo pak: “Këtu sapo emërojnë një trajner mendojnë si ta largojnë”, fjalë këto të cilat nuk u pritën mirë nga opinioni sportiv por as nga vetë ambienti bardheblu.


Ahmataj
Ahmataj

Deklarata e Ahmataj kapi në befasi edhe vetë presidentin Halili, duke e detyruar që brenda pak ditësh të takoj trajnerin e radhës për të marrë një vendim. Të pranonte dorëheqjen e Ahmataj në këtë pikë të sezonit, në këto kushte, pas këtyre fjalëve ishte shumë e vështire. Këtë herë nuk bëhej më fjalë për kushte financiare, që do ti komplikonin vendimin, por ishte më shumë një zgjedhje morale e cila do të kishte pasoja akoma më të madha.


Mema Halili
Mema Halili

Përballë këtyre fakte, pas një takimi të gjatë kokë më kokë, presidenti Halili kapërdiu ato që tha po vetë pas shkarkimit të Memës: “Kush nuk e përballon presionin te Tirana bën mirë të largohet”, më pas detyroj trajnerin të dilte të bënte autokritikë dhe të rikonfrimonte vetën në krye të Tiranës. Ahmataj do të vijoj të jetë pjesë e bardhebluve por ajo që mbetet është një amulli e madhe, si gjithnjë, gjysmë të vërteta, akuza për komplot dhe shumë paqartësi.


Fakt është që Ahmatajt tashmë do ti duhet më shumë punë për të fituar dhe një herë besimin e lojtarëve, për të bashkuar grupin dhe ambientin, e mbi të gjitha duhet të bëj llogaritë më një kalendar asfiksues, pret fillimisht Kukësin dhe më pas përballet me Partizanin në derbin e kryeqytetit, dy sfida që mund të sjellin ndryshme të madha në tabelën e klasifikimit, pse jo dhe në të ardhmen e vetë Ahmataj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: