Në futboll shpesh mjafton një detaj, një penallti dhe tre pikë për të larguar mërzinë e javëve të fundit. Goli i Insigne kundër Juves bëri që në shtëpinë e Napolit të rikthehet buzëqeshja, mbi të gjitha të rikthehej atmosfera pozitive rreth Gattusos. Trajneri dhe presidenti De Laurentiis ishin përfshirë këtë periudhë në një përplasje verbale ndërmjet tyre por ka qenë ky i fundit i cili përpara sfidës kundër “Zonjës së Vjetër” ka bërë një gjest me shumë peshë. Presidenti i Napolit kishte zbritur në dhomat e zhveshjes dhe përpara të gjithë skuadrës konfirmoi zyrtarisht Gattuson në krye të skuadrës.

Sipas “Repubblica”, presidenti i shpjegojë lojtarëve se vendimi është marrë kohë më parë dhe rezultati që do të prodhonte sfida kundër Juves nuk do të ketë asnjë ndikim mbi këtë temë. Ky vendim i presidentit dhe mënyra se si zgjodhi t’ia përcjell ekipit pati jo pak efekt edhe tek ekipi që kundër Juves zhvilloi një 90-minutësh pozitiv duke marrë një trepikësh që rikthen qetësinë dhe besimin për pjesën e mbetur të sezonit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb