Juristi Clirim Gjata me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Edi Rama është koka e krimit, ndërsa shton se kryeministri duhet që të ikë, që të mund të luftohet korrupsioni.

Gjata theksoi se Rama ka përmendur prapë KCK, ndërkohë që për gjyqtarët e prokurorët ekziston vettingu, ndërsa nga ana tjetër nuk bën thirrje për dënim të aferave korruptive si tek Unaza, koncesionet, PPP etj.

Postimi i Çlirim Gjatës:

Prapë KÇK?!

Sot, në një ceremoni për 107-vjetorin e krijimit të policisë, Edi Rama solli edhe njëherë në vëmëndje të ashtuquajturin ligj për KÇK. Pa hyrë shumë në përmbajtjen e këtij projekti sa antikushtetues, aq dhe diktatorial(nuk është gjë tjetër, vecse kontroll i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga policia), pasi e kemi bërë dhe do ta trajtojmë përsëri, me të drejtë kujtdo i lindin pyetje: Pse Edi Rama u kujtua tani pas dy muajsh prapë për këtë projekt? Pse po u bën presion gjyqtarëve dhe prokurorëve me të ashtuquajturin ligj kundër KÇK?? Ndërkohë që duhet të bëhen hetime dhe të merret vendim nga prokuroria për shitblerjen e votave, aferën e Astirit(20milion euro/km), falsifikimin e dokumentave të tenderit të unazës së re(17milion euro me një dorë), koncesionet, PPP, pastrimin e parave, industrinë marramendëse të drogës në Shqipëri, etj.,etj.,etj… Fantazma e frikës duket në horizont.

Ka një mekanizëm kontrolli për gjykatësit dhe prokurorët, që është VETINGU dhe institucionet e reja të drejtësisë. Ato mund të hetohen nga SPAK, apo të kontrollohen nga KLP dhe KLGJ. Këto organe kanë çdo mekanizëm reagimi ndaj prokurorëve dhe gjykatësve, që mendohet se janë të korruptuar. Ekzistojnë ligjet për këto çështje.

Por problemi qëndron në faktin se koka e KÇK është vetë Rama. Nuk mund të lufojë Rama, Ramën. Shikoni vetëm rastin e kryebashkiakëve të inkriminuar; kush i zgjodhi? Ndaj dhe deri në largimin e tij do të lulëzoj vetëm krimi dhe korrupsioni. Ndaj dhe duhet larguar Rama që të fillojë eleminimi KÇK-s.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb