Andorra është rival modest krahasuar me të tjerët e grupit I dhe natyrisht Shqipëria ka një bilanc pozitiv. Gjashtë herë është ndeshur Kombëtarja shqiptare me Andorrës, ku ka regjistruar 4 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.

Pra, pavarësisht se rival modest, ky kundërshtar ka arritur të na mposhtë, duke fituar 2-0 në një ndeshje miqësore në vitin 2002 dhe nga ku erdhi asokohe shkarkimi i trajnerit Sulejman Demollari. Ndërsa barazimi u regjistrua gjatë fushatës kualifikuese për Euro 2020, ku kuqezinjtë shmangën humbjen në shifrat 2-2 në “Elbasan Arena”.

Në 6 ndeshje, Shqipëria ka arritur t’i shënojë 10 gola Andorrës, ndërsa andaluzianët kanë shënuar 4 herë në portën e kuqezinjve. E thënë qartë, ky kundërshtar ka precedentë që mund të bazohet për të tentuar të bëjë sërish mrekullinë, për më tepër që Kombëtarja shqiptare në këtë ndeshje vjen me formacion të improvizuar.

Çdo mendjemadhësi mund të kushtojë shumë, ashtu si dy vjet më parë, çka do të ishte akoma më e rëndë, sidomos pas humbjes së thellë në Angli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb