Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë të kualifikueseve të “Euro 2024” përballë Polonisë në Varshavë, të hënën e 27 marsit duke nisur prej 20:45.

Edhe pse kuqezinjtë nisen si jofavoritë në këtë takim, ata do të bëjnë çmos për të mos dalë pa pikë nga kjo përballje. Në historinë e përballjeve mes këtyre dy skuadrave, polakët kanë fituar plot 9 herë, ndërsa Shqipëria vetëm një herë.

Tri sfida janë mbyllur në barazim. E vetmja herë që Kombëtarja shqiptare ka arritur të marrë një pikë në Poloni ka qenë në vitin 1984 për kualifikueset e Botërorit, me rezultatin 2-2, me Bedri Omurin dhe Agustin Kolën që shënuan për kuqezinjtë.

1

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb