TIRANË

Anëtari i delegacionit të Parlamentit Europian Cristian Preda kërkoi nga shqiptarët dhe liderët politikë në vend të flasin me njeri-tjetrin. Preda tha se ne dëshirojmë që shqiptarët të flasin me Europën por se do ishte sukses i madh që palët të bisedojnë para qershorit me njeri-tjetrin.

“Unë jam anëtar i PE, koordinator për çështjet e jashtme. Si kryeministër keni një optimist tragjik. Ai ka kërkuar çeljen e negociatave. Ne si deputetë e mbështesim dhe ne dëshirojmë të flasim me Europën. Është e rëndësishme që para qershorit shqiptarët të flasin me njeri-tjetrin. E ftoj kryeministrin të bisedojë me opozitën. Do jetë sukses i madh që para qershorit të bisedojnë me njeri-tjetrin”, deklaroi Preda.

Ai foli dhe për protestën e studentëve dhe tha se është e papranueshme që familjeve të studentëve që protestuan t’iu bëhet presion dhe të hiqen nga puna, duke e cilësuar një rrezik për destabilizim.

“Keni pasur disa protesta masive të studenteve. E papranueshme që familjeve të tyre të bëhet presion. Iu kërkoj autoriteteve të shikojnë këto presione. Disa prej tyre janë hequr nga puna. Është rrezik i madh për destabilizimin”, deklaroi Preda.

Eurodeputeti u ndal dhe tek liria e media dhe kërkoi që të ruhet ajo.

“Këtu lajmet e rreme vijnë nga qeveria por dhe partitë në opozitë. Liria e shtypit është thelbësore. Ju lutem ruajeni atë. Ne duam një liri të vërtetë të shtypit”, deklaroi ai.

ZGJEDHJET

Preda, përfaqësues i Partive Popullore Europiane ku është edhe Partia Demokratike Shqiptare anëtare e cilësoi të papranueshëm dorëzimin e mandateve nga opozita. Gjithashtu, si një vëzhgues i zgjedhjeve të 2017-ës, ai tha se shkuan mirë dhe nuk mund të pretendohet pas 1 viti e gjysmë se nuk ishin të rregullta kur u pranuan.

“Abandonimi i mandateve është i papranueshëm për ne. E kemi thënë edhe kur bojkotoi partia e Ramës dhe e them tani. Si vëzhgues i zgjedhjeve të kaluara parlamentare mund të them se përfundimet tona janë se zgjedhjet shkuan mirë. Nuk mund të themi pas një viti e gjysmë se nuk shkuan mirë. Ne kemi ekspertizën më të mirë, përvojën më të mirë në botë sa i takon zgjedhjeve. Për mua është e çuditshme të thonë se zgjedhjet janë të këqija. Ndihem keq nga kjo. Ne mbështesim çeljen e negociatave. Besoj se duhen hapur negociatat por duhet dialog i brendshëm”, deklaroi Preda.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb