FIFA ka bërë publike disa të dhëna në lidhje me fazën e grupeve, si psh golin më të shpejtë në këtë Botëror. Në këtë listë me top 10 janë yjet e futbollit Botëror si Ronaldo apo Messi, por goli më i shpejtë vjen nga ndeshje Meksikë-Arabia Saudite:

Luis Chávez realizoi një gol që kapi shpejtësinë maksimale prej 121,69 km/h.

Në vendin e dytë renditet Ritsu Dōan në ndeshjen Japoni-Spanjë, me një goditje që kapi maksimumin prej 120,04 km/h.

Në vendin e tretë renditet Niclas Füllkrug në sfidën Gjermani-Spanjë, goditja e tij te goli i shënuar kapi një shpejtësi maksimale prej 118 km/h.

Në këtë klasifikim të veçantë gjejmë edhe lojtarë si Ronaldo, Rashford, Bale e Lionel Messi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb