PUKË

Predha e gjetur pranë një blloku pallatesh një ditë më parë në qytetin e Pukës, ende nuk është hequr. Policia nuk e ruan më municionin e rrezikshëm që ndodhet shumë pranë pallatit ku jetojnë dhjetëra familje.

Po kështu nuk është vendosur as perimetër sigurie. Burime nga Policia thanë se janë njoftuar ekspertet e xhenios por ende nuk kanë ardhur.

Predha mendohet të ketë dhe djegore. Municioni i rrezikshëm ndodhet vetëm 60 metër larg pallateve ku prania e fëmijëve është e zakonshme. Predha u konstatua një ditë më parë nga punonjësit e pastrim gjelbërimit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: