KUKËS-Prefekti i Kukësit, Liman Morina deklaroi se është kundër tarifës për Rrugën e Kombit. Ai theksoi se për këtë aks duhet të vendoset një tarifë simbolike.

Nga ana tjetër Morina i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që për këtë tarifë të shikojë me përparësi banorët e Qarkut më të varfër në vend, duke i përjashtuar ata.

Qëndrimi publik i prefektit Morina vjen në një kohë kur në Kukës, po bëhen përgatitje për hapin e radhës të lëvizjes kundër taksës në Rrugën e Kombit, pasi është paralajmëruar mbajtja e një marshim paqësor nga shoqata Biznesi për Biznesin dhe shoqëria civile.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb