Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha inkurajoi prokurorinë që të hetojë rreth protestës së 8 janarit, ku gjatë tubimit pati episode dhune.

Ai tha për mediat jashtë ambienteve të Prokurorisë së Tiranës se preferon që të shkuarën ta lërë pas.

“Si rregull nuk kërkojmë prova për të rrezuar gënjeshtra por gënjeshtra kërkojnë gënjeshtra. Gënjeshtrat e Berishës kanë nisur në 9 shtator. Preferoj që ta lë të shkuarën pas. Ata që na kanë mbajtur në vend numëro për 30 vite, do i largojmë duke u bërë të gjithë bashkë, jo vetëm rreth një sigle. Per një demokraci e cila si me thënë jep mandatin por dhe shkarkon qeverinë me votat e qytetarëve. Kam kërkuar hetimin e plotë të gjithanshëm të kësaj ngjarje, inkurajoj drejtësinë. Nuk është asgjë më pak se tentativë vrasje mes demokrateve për interesa persona, me atë të një grupi të strukturuar kriminal, por interesa të një personi. Kam kërkuar që të vihen para drejtësisë nga i pari te i fundit. Nga Berisha te të gjithë të tjerët. Për fat të keq i pa e gjithë bota, jo vetëm Shqipëria. atyre pak demokratëve që u ndodhën aty por që u distancuan.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: