Rusia është më e interesuar të përdorë gazin e saj natyror si armë, edhe nëse kjo do të thotë ta shkatërrojë atë, sesa ta shesë, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në samitin vjetor të G20.

Moska ndërpreu furnizimin me gaz të BE-së në fillim të këtij viti si hakmarrje për sanksionet e vendosura për pushtimin e Ukrainës.

“Ne shohim se Rusia po djeg gazin e saj në vend që ta shesë atë”, komentoi von der Leyen.

Sjellja e Rusisë “krijon mungesa në tregun global të energjisë dhe bën që çmimet të rriten në qiell”, shtoi ajo.

Për këtë arsye, BE-ja mbështet vendosjen e një tavani për çmimin e naftës, theksoi presidentja e Komisionit, duke shpjeguar se nga kjo do të përfitojnë edhe vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

“Por përgjigja jonë më e mirë ndaj kësaj situate është përshpejtimi i tranzicionit drejt formave të pastra të energjisë”, theksoi von der Leyen.

Kjo “është e vetmja përgjigje si për krizën klimatike ashtu edhe për krizën energjetike”, e cila gjithashtu ofron mundësi të mëdha për rajone të tjera të planetit.

Evropa do të investojë të paktën 4 miliardë euro në burime të rinovueshme të energjisë si hidrogjeni gjatë pesë viteve të ardhshme. Kjo do të nxisë edhe investime masive private, theksoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb