Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, me anë të një postimi në “Facebook” ka lajmëruar se ndërruar jetë në Boston, babai i tij.

Ditmir Bushati shprehet se i ati u nda nga jeta në Boston, pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë.

Ai shton se i ati iu thoshte gjithmonë se e ardhmja është një premtim, duke vlerësuar se babai i tij i ndjerë tanimë, kishte një zemë të madhe.

  • foto galeri

Postimi i Ditmir Bushatit:

Im Atë u shua sot në Boston, pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen e fëmijës për prindin kur shuhet drita udhëheqëse, dashuria e së cilës na ndriçon rrugën.

E ardhmja është një premtim, thoshte shpesh ai, dëshmi e shpirtit optimist e zemrës së madhe me të cilin jetoi jetën.

Prehu në paqe i shtrenjti ynë!

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb