Një 32-vjeçar nga Tepelena, i arrestuar në kuadër të një operacioni për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike pretendon se prej 16 muajsh nuk po gjen drejtësi. Seancat gjyqësore shtyhen radhazi për mungesë provash ndërsa Armando Hajdinaj mbetet në paraburgim në pritje te një vendimi. Teksa mohon akuzat e ngritura ndaj tij, 32-vjeçari në një lidhje telefonike nga ambientet e paraburgimit tregon se prova e vetme e prokurorisë ka qenë një bisedë e një shoku kryer nga telefoni i tij.

Të ndodhur në një gjendje të vështirë ekonomike prindërit e Armando Hajdinaj thonë se edhe pse ka kaluar me shume se një vit ngjarja vijon të mbetet e pazbardhur dhe nuk ka asnjë prove për akuzat ndaj 32 vjeçarit, i cili mbetet ne paraburgim me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

53 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale u vendosën në pranga gjatë këtij operacionit në shkurt të vitit 2020, një pjesë e të cilëve u lanë të lirë pas nisjes së gjykimit ndërsa 16 persona mbeten ne burg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb