Jeton ende tradita që shtëpia apo familja duhet patjetër të trashëgojë një mashkull. Në zonat rurale kjo shihet si një detyrë e çdo çifti të ri të sapo martuar. Lindja e një djali është “detyrim” për nusen e re, pavarësisht numrit të vajzave që mund të ketë. Një rast i ngjashëm ka ndodhur në fshatin Çerenec i Sipërm në Bulqizë.

Për 17 vite me radhë, 40-vjeçari Lulzim Muka ka kërkuar një djalë deri sa më në fund pas lindjes së 7 vajzave, ka ardhur. Vetë Lulzimi tregon se gjithë këto vite ka qenë në kërkim të një djali në mënyrë që motrat të kenë një vëlla dhe familja e tij të ketë një trashëgimtarë. Sot ai ka 7 fëmijë gjithsej pasi njëra nga vajzat i ka ndërruar jetë 8 muaj pas lindjes.

Vendimi i Lulzimit për të patur një djalë ka qenë i pakthyeshëm, pasi shprehet se nuk do ndalej deri sa në jetë të vinte trashëgimtari mashkull. Por edhe nëse nuk do ta kishte me bashkëshorten aktuale, Lulzim Muka shprehet se do të martohej sërish për të patur një pasardhës mashkull. Familja Muka tashmë është e lumtur pasi ndjehet e kompletuar me ardhjen në jetë të djalit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: