Prej 18 muajsh, thuajse e gjithë bota është “mbërthyer” nga pandemia e COVID-19. Por një shtet, deri në ditën e sotme, nuk kishte regjistruar asnjë rast me COVID-19. Bëhet fjalë për ishullin e izoluar të Tongas, në Paqësor, që shënoi rastin e parë të infektimit.

Personi i infektuar ishte një vendas i vaksinuar plotësisht, i cili sapo ishte kthyer nga një udhëtim në Zelandën e Re.

Për këtë arsye, kryeministri Pohiva Tu’i’onetoa paralajmëroi një izolim të mundshëm në ishullin kryesor Tongatapu për javën e ardhshme.

Tonga ishte një ndër vendet e fundit që nuk kishte raste të infektuarish ndonëse në ishull jetojnë më shumë se 100 mijë persona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: