Reshjet e dendura të borës të paralajmëruara nga IGJEUM, e gjetën Shqipërinë të papërgatitur. Veriu i vendit e veçanërisht Tropoja po përballet me temperatura të ulëta të cilat e kanë bërë të pamundur shkrirjen e dëborës duke lënë të bllokuar qindra banorë në fshatrat përreth duke i lënë pa ushqime dhe shërbime shëndetësore.

I braktisur nga autoritetet, një 62-vjecar, biznesmen nga Tirana i cili është kthyer në Tropojë ka kapur lopatën, për të pastruar rrugën e cila të çon të fshatin Velisht. Velishti është një fshat turistik dhe bllokimi i rrugës ka dëmtuar bizneset atje. Ai ka akuzuar bashkinë dhe autoritetet se kanë braktisur këto zona edhe pse taksat paguhen të gjitha.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: