Para 20 vitesh, Panata Prtoviç vendosi të distancohej nga jeta sociale dhe të jetonte në një shpellë, thellë në malet serbe. Vitin e kaluar, në një vizitë në një qytet, ai mësoi mbi pandeminë e COVID-19.

Kështu, burri zgjodhi të vaksinohet, duke ecur me mendimin që virusi nuk zgjedh, madje, ai tanimë i bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen.

“Ai (virusi) nuk zgjedh. Do të vijë edhe këtu, në shpellën time”, thotë plaku 70-vjeçar për agjencinë AFP në shpellën që ndodhet në malin Stara Planina, në jug të Serbisë.

I moshuari sipas raportimeve jeton me kërpudha dhe peshq që i zë në një përrua aty afër shpellës. Por ndonjëherë zbret në qytet për të kërkuar ushqim të ngrohtë.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: