Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar se është ndarë nga jeta mjekja dhe ushtarakja Edlira Kukeli, e cila për 26 vite ka shërbyer në strukturat më të rëndësishme të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Në një mesazh, ministri Peleshi u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmeve të Kukelit, e cila kishte marrë titullin nënkolonel.

“Forcat e Armatosura kanë humbur një mjeke të mrekullueshme dhe një ushtarake të përkushtuar. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së nënkolonel Edlira Kukeli, e cila për mbi 26 vjet shërbeu në strukturat më të rëndësishme shëndetësore të FA. U prehtë në paqe!”, shkruan Peleshi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb