PATOS

Në Patos Fshat ka më shumë se 3 muaj që nuk ofrohet asnjë shërbim shëndetësor. Qendra Shëndetësore ka dalë totalisht jashtë funksioni për 1800 banorët e zonës. Tavani ka rënë për shkak të lagështirës dhe prej muajsh nuk është marrë asnjë masë për rikonstruksionin e tij.

Këtë të martë banorët e fshatit zgjodhën protestën si mënyrën e vetme për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve. Banorët thonë se duhet të udhëtojnë rrreth 12 kilometra në qendrën më të afërt shëndetësore në fshatin Portëz ose më larg në spitalin e Fierit.

Banorë e Patos Fshatit mbeten në pritje të masave nga instucionet përkatëse për rikonstruksionin e ndëtesës në mënyrë që qendra t’i rikthehet normalitetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb