KAPSHTICË

Emigranti Mhill Steaj një prej shqiptarëve që është bllokuar në Kapshticë për shkak të mbylljes së kufijve ka thënë në lidhje live për News24 se sot janë 25 persona që kanë ngelur.

Në fakt ditën e djeshme u raportua se ishin 50 persona kurse Steaj thotë se tashmë janë 25 shqiptarë që nuk lejohen të hyjnë në Shqipëri.

Sipas tij këta shqiptarë nuk lejohen të hyjnë në Shqipëri për shkak se janë me dokumenta greke dhe pala shqiptare i kërkon të rrinë në Greqi.

Por emigranti Mhill Steaj thotë se në Shqipëri kanë detyrime madje dhe qera për të paguar ndërkohë që mbahen të bllokuar prej 4 ditësh në doganë, pa ushqim dhe pa strehim. Emigranti thotë se të bllokuarit nuk kanë as makina ku të flenë por kanë fjetur në rrugë kur në Pikën Kufitare të Kapshticës temperaturat shënojnë minus, por kanë arritur të mbijetojnë duke ndezur zjarr.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb