Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në Komisionin e Ligjeve ku raportoi kreu i SPAK Altin Dumani lidhur me veprimtarinë e institucionit, ka thënë se është koha që qytetarët të shohin rezultate.

“Një nga çështjet që publiku e ushqen në mënyrë të përditshme dhe pret rezultate. Kemi parë pjesërisht një hetim për inceneratorin e Elbasanit, ndërkohë që ka një pjesë tjetër që vijon ende. Kemi parë një pjesë shumë të vogël përsa i përket inceneratorit të Fierit, po ndërkohë vijon sipas njoftimeve tuaja gjithmonë, çështja për aspekte të tjera, ndërkohë që ka zëro rezultate për incenertorin e Tiranës. Pa hyrë në detaje konkrete të hetimit, a mund të dimë arsyen e kësaj kohëzgjatjeje kaq të madhe, pra prej katër vitesh hetimi për disa çështje që në fakt lidhen me shqyrtimin e letrave. Pra nuk është se kërkohet ndonjë hetim i thelluar”, ka thënë Bardhi.

FJALA E PLOTË:

Falemindeit zonja kryetare! Në fakt edhe unë i bashkohem analizës që bëri zoti Xhafaj, duke e vlerësuar punën e deritanishme të SPAK-ut, si një punë po themi që ka plotëuar institucionet dhe ka bërë dhe ka sjell rezulttet e para. Por ndryshe nga 3 vjeçari i parë i funksionimit të SPAK-ut, që i shërbeu konsolidimit, tani ka filluar koha e reultateve. Ju thatë i ndruar zoti Dumani që në vendimmarrjen tuaj nuk ndikon politika. Zakonisht në fakt politika ndikon që ju të mos keni një vendimmarje. Kjo është mënyra se si politika shpesh ndërhyn në çështjet. Pra, pengon vendimmarrjen e pokurorisë. Dhe faki është që ju sot keni në hetim me dhjetëra hetime të zyrtarëve të lartë që janë çështje që datojnë që nga viti 2020-të për të cilat publiku pret një përgjige. Dhe kur bëhet fjalë për hetime po themi të prokurimeve publike, kontratave koncesionare, të PPP-ve e me rradhë, të jem i sinqertë, për aq sa unë e njoh ligjin, kohësgjatja në 3 vite e një hetimi është përtej çdo pritshmërie të çdo çështje normale. Sikundër ajo që unë kam vënë re gjatë kësaj periudhe që funksionon SPAK-ku, më rezulton që ju të njëjtin procedim e ndani në disa pjesë. Pra, atë që e konsideroni më pak të rëndësishëm në hierarkinë shtetërore, e vijoni procesin për ta çuar në gjykatë, ndërkohë që vazhdoni të hetoni për zyrtarë të tjerë të lartë, duke e ndarë çështjen në disa pjesë.

Unë e kuptoj që për shkak të 30 viteve, ndoshta sistemi edhe ky i riu i drejtësisë ende nuk ka dalë nga mentaliteti që të paprekshmit nuk mund të jenë të paprekshëm. Prandaj kam një konstatim apo një këshillë tërësisht personale: ju takon Ju si drejtues i Prokurorisë që të hidhni vet ju i pari hapin, pse jo për t’i dhënë zemër secilit prej kolegëve tuaj. Koha e deshi që të jeni Ju drejtues i kësaj prokurorie, në këtë kohë ku ne presim rezultate. Dhe unë pres që të jetë dejtuesi i prokurorisë ai që e thyen mitin e të paprekshmëve në Shqipëri. Për të dalë tek pyetja konkrete: A ka ndonjë arsye, sepse ju thatë për disa çështje nuk jepet informacion për çështje konkrete. Po tani disa çështje ne i kemi si mëngjesi, dreka dhe darka e përditshme e diskutimeve tona, aq sa njerëzit besojnë dhe është krijuar një perceptim saqë edhe kur zihet burri me gruan, do të duhet të ndërhyjë SPAK-u. Pra, çdo gjë është e lidhur me SPAK-un. Dikur ishte Vettingi, Vettingu, Vettingu, tani ka kaluar kjo faza e Vetingut dhe jemi tëk SPAK-u, SPAK-u, SPAK-u. Dhe kjo vjen nga pritshmëritë që kanë qytetarët tek ju. A ka përshembull një arsye se pse prej 4 vtesh nu ka një përfundim të hetimeve për çështjen e 3 inceneratorëve.

Një nga çështjet që publiku e ushqen në mënyrë të përditshme dhe pret rezultate. Kemi parë pjesërisht një hetim për inceneratorin e Elbasanit, ndërkohë që ka një pjesë tjetër që vijon ende. Kemi parë një pjesë shumë të vogël përsa i përetë inceneratorit të Fierit, po ndërkohë vijon sipas njoftimeve tuaja gjithmonë, çështja për aspekte të tjera, ndërkohë që ka zëro rezultate për incenertorin e Tiranës. Pa hyrë në detaje konkrete të hetimit, a mund të dimë arsyen e kësaj kohëzgjatjeje kaq të madhe, pra prej katër vitesh hetimi për disa çështje që në fakt lidhen me shqyrtimin e letrave. Pra nuk është se kërkohet ndonjë hetim i thelluar. Do merrni kontratat, do shqyrtohen procedurat, pra të niset nga kjo: nëse prona e bashkisë, ligji thotë, meqenëse kemi dhe një nga prokurorët këtu, pronë e bashkisë jepet apo tjetrsohet me vendim të këshillit bashkiak dhe ndërkohë është tjetërsuar me firmën e kryetarit të bashkisë, këtu duhet të ketë një përgjigje. Ka apo jo shkelje ligji dhe për këtë nuk duhen katër vite hetime në gjykimin tim.

Pra, pyetja e parë është, a ka arsye specifike përveç hezitimit të prokurorëve për të thyer mitin e pandëshkueshmërisë në këtë kohëzgjatje kaq të madhe të hetimit për këto çështje. Pra, mora vetëm këtë.

E dyta, Shqipëria sapo ka kaluar, pra 10 ditë ka që ka kaluar zgjedhjet lokale. A mund të na jepni ndonjë informacion, a keni ju hetim, çështje që lidhen me korrupsion gjatë procesit zgjedhor dhe nëse po, sa është numri i këtyre hetimeve?

Këto ishin dy pyetjet. Faleminderit!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: