Prej më shumë se 48 orësh po punohet për të gjetur 61 vjeçarin Muharrem Plaku, i cili dyshohet të jetë i bllokuar në thellësi të nëntokës në një nga galeritë e zonës D të minierës së Bulqizës.

61-vjeçari me profesion teknik mësohet se paraditen e të mërkurës ka qenë duke hapur frontin e ri të punës për minatorët që do të nxirrnin më pas mineralin e kromit, por dyshohet se në thellësi ka pësuar shembje pingule masivi shkëmbor.

Sipas specialistëve shembja ka qenë e madhe çka ka bërë që Muharrem Plaku të mbetet i bllokuar.
Ekspertët e AKSEM, të cilët janë autoriteti i vetëm për ndërhyrje në të tilla raste, vijojnë të mos japin asnjë informacion sa i përket avancimit të punës në vendin ku dyshohet se është bllokuar tekniku 61-vjeçar.

Ndërkohë familjarët e Muharrem Plakut nuk kanë lëvizur për asnjë moment nga dera e galerisë me shpresën se ai do të nxirret i gjallë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb