Prej 5 ditësh vijon të jetë aktiv zjarri në Malin e Tomorrit. Temperaturat e larta dhe era kanë bërë që zjarri të përhapet, duke krijuar vatra të reja, ndërkohë që në disa zona raportohet se shumë vatra zjarri janë drejt neutralizimit.

Në ndihmë të punonjësve të ADZM-së kanë mbërritur sot edhe 25 forcat e ushtrisë, banorë të fshatrave përreth Tomorrit dhe punonjës të bashkisë. Duke qenë se terreni është i vështirë dhe mjetet e kanë të pamundur futjen në zonë, zjarri është duke u fikur prej disa ditësh me forca njerëzore.

Dy helikopterë kanë kryer gjatë ditës së sotme 28 hedhje uji nga lartësia në të dyja gjitha e zjarrit po kjo nuk ka mjaftuar që të neutralizohen të gjitha vatrat e zjarrit që edhe sot janë përhapur në disa zona nga era. Burimet zyrtare nga ADZM Berat konfirmojnë se deri më tani janë djegur rreth 23 hektar pyll me pisha si dhe janë djegur disa vendbanime të kafshëve të egra.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb