Që prej 6 ditësh punonjësit e uzinës së Ballshit vijojnë grevën e urisë. Teksa prej 3 ditësh kanë refuzuar ndihmën mjekësore, gjendja e tyre shëndetësore po rëndohet.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se në këto 6 ditë janë zhvilluar takime mes përfaqësuesve greviste, nga ministria dhe përfaqësues të uzinës por akoma nuk ka një zgjidhje konkrete. Ndonëse është premtuar marrja e pagave të prapambetura dhe rifillimi i punës, çdo gjë mbetet ende me kuadër të fjalëve.

Aktualisht në këtë grevë marrin pjesë 10 punonjës të Uzinës së Ballshit. Edhe mbështetës te grevisteve shprehen se nuk ka kthim pas pa marre zgjidhje konkrete situata. Grevistët kanë paralajmëruar për ditën e nesërme një tubim paqësor, ndërsa i bëjnë thirrje qytetarëve të Ballshit që t’i bashkohen kësaj nisme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb