Një 35-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Gjirokastër. Policia njofton se viktimë është shtetasja A. T., e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se ajo nuk dilte prej vitesh nga banesa, ndërsa kufoma kishte disa ditë brenda shtëpisë. Viktima jetonte vetëm me të ëmën, ku dhe kjo e fundit ishte me probleme të shëndetit mendor.

Gjirokastër/ Informacion paraprak.
Rreth orës 11:20 njoftohemi se në lagjen “18 Shtatori” është gjetur e pajetë në banesë e saj shtetasia A. T., rreth 35 vjeç, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Menjëherë në vendgjarje shkuan shërbimet e policisë dhe nga kqyrja paraprake e trupit nuk vihen re shenja dhune. Gjithashtu dyshohet se shtetasia A. T. ka ndërruar jetë prej disa ditësh, pasi trupi ka filluar pjesërisht të dekompozohet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb