Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit e rënë që prej pasdites së djeshme në pyjet e njësisë administrative Zejmen në Lezhë.

Deri tani flakët kanë përshkuar 3 hektarë pyll me drurë dhe shkurre, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të terrenit të thyer malor. Aktualisht ndodhen në terren punonjësit e agjencisë së pyjeve në bashkinë Lezhë, të cilët po ndërhyjnë me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve të cilët të ndihmuar nga era e fortë po përhapen me shpejtësi në disa drejtime.

Shefi i agjencisë së pyjeve Artan Palushi thotë se për vënien nën kontroll të zjarrit duhet ndërhyrje nga ajri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: