SRI LANKA

Një katastrofë mjedisore mund të ndodhë në ujërat e Sri Lankës. Anija nga Singapori e cila prej dy javësh është në flakë, në rast se mbytet atëhere do të shkaktojë derdhjen e qindra ton vaj motori në det.

Anija e mallrave ishte e mbushur me kimikate kur muajin e kaluar mori flakë. Anijet e Sri Lankës dhe Indisë po mundohen të fikin zjarrin dhe të tërheqin në thellësi anijen për të minimizuar ndotjen e detit.

Në fakt disa prej brigjeve të Sri Lankës që kanë plazhe e janë prekur nga ndotja e anijes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb