BERAT

Një 49-vjeçar nga fshati Vokopolë në Urē-Vajgurore ka qëlluar disa herë veten në fyt me thikë.

Ngjarja ka ndodhur brenda banesës së tij dhe nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar 49-vjeçarin Arjan Nitra ka ndërmarrë këtë akt. Ai është transportuar në gjëndje të rëndë drejt Spitalit Rajonal të Beratit ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe aktualisht ndodhet në terapi intensive,nën kujdesin e mjekëve.

Mjekët e Spitalit Rajonal Berat konfirmojnë se,gjendja e tij është kritike dhe në rrezik për jetën. Sipas mjekëve, ai do të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Mësohet se 44-vjeçari Arjan Nitra ështē i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Ende nuk dihen shkaqet që e çuan kryefamiljarin të ndërmarë këtë akt të rëndë,ndërkohë që deklarohet nga të afërmit e tij se prej disa muajsh Nitra kishte shfaqur shenja depresioni.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Ure Vajgurore ,Berat

Informacion paraprak

Rreth orës 11:00 në fshatin Vokopolë, Bashkia Ura Vajgurore ,shtetasi A.N., rreth 49 vjeç, në gjëndje të dehur, ka dëmtuar veten me një mjet prerës (thikë) . Menjëherë në vendngjarje arritën forca të policisë dhe shërbimi mjekësor të cilin e kanë shoqëruar menjëherë për në Spitalin Rajonal të Beratit për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për zqarimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb