Tashmë spitali Infektiv do të ketë një skaner të ri. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara për ‘BalkanWeb’ nga gazetari Erjon Skëndaj, kjo aparaturë shihet në hyrje të spitalit ku trajtohen të sëmurët me COVID, ndërsa po transportohet brenda nga stafi.

Kjo aparaturë i shtohet repartit imazherik që operon me një skaner mbi 15-vjeçar, i cili ka përballuar me sforco situatën e pandemisë në COVID 1. Kujtojmë se imazheria ka qene përcaktuese për të vlerësuar shkallën e pneumonisë së shkaktuar nga covidi.

Gjatë pandemisë skaneri i vjetër për shkak të mbingarkesës së punës pësoi defekt dhe u deshën fonde dhe ditë pritje për pacientët derisa të riparohej.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: