SHBA

Prej muajsh qarkullojnë lajme se Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj Kanye West janë drejt divorcit. Ditën e sotmë ka qenë “New York Post”,e cila ka konfirmuar se ka qenë pikërisht 40-vjecarja e cila ka kërkuar divocin këngëtarit të njohur.

Sipas së përditshmes amerikane, avokatja e Kardashian,Laura Wasser, ka paraqiti dokumentet e nevojshme për ndarjen e tyre.

Historia midis mbretëreshës së reality shoë-t amerikan dhe një prej sipërmarrësve më të pasur në botë, reperit të njohur ka qenë historia për të cilën është folur që nga fillimi i saj.

Lidhja e tyre filloi në 2012 dhe çifti kishte katër fëmijë, North, Saint, Chicago dhe Psalm. Pas dy vitesh dashuri në 2014 ata u martuan në Itali, në kalanë e Rilindjes në Firence.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: