Prej 1 ore e bllokuar është hapur qarkullimi në Qafën e Plloçës. Gazetarja Lorena Kodra, raporton për “BalkanWeb”, se borëpastrueset kanë bërë të mundur pastrimin e këtij aksi, ndërkohë që policia ka lejuar qarkullimin normal të automjeteve.

Ndërkohë lajmin e ka ndarë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili përmes një njoftimi në rrjete sociale apelon qytetarët që të lëvizin në këtë aks rrugorë duke pajisur automjetet me zinxhirë, si dhe i nxit ata që të respektojnë sinjalistikat rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Njoftimi i plotë i ARRSH:

?Reshje me intensitet të lartë kanë filluar në Qafë Thanë-Qafë Plloçë. ?Kontraktorët kanë qenë në terren me mjete dhe punëtorë ku po bëjnë pastrimin e rrugës nga bora dhe shpërnadrjen e kripës? ⚠️Apel për drejtuesit e mjeteve që duhen të kalojnë në këto akse të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën ?⛔rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore ?♂️

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb