Gruaja e liderit suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është shfaqur në publik për herë të parë pas më shumë se një viti.

Sipas mediave të huaja, Ri Sol-ju u shfaq në krahë të bashkëshortit të saj në një koncert të zhvilluar të martën, në nderë të ditëlindjes së babait të ndjerë të Kim, ish-udhëheqësit, Kim Jong-il. Zonja Ri gjithmonë shihej në shoqërinë e diktatorit sa herë që në vend kishte evenimente të rëndësishme, por prej një viti ajo nuk u shfaq asgjëkundi. Mungesa e saj ngjalli shumë spekulime në vend. Disa besonin se Ri Sol mund të ishte sëmurë ose shtatzëne.

Por Shërbimi Informativ Kombëtar i Koresë së Jugut, pretendon se zonja Ri nuk është shfaqur në publik pasi i druhej një infektimi të mundshëm me COVID-19, e për këtë arsye besohet se këtë kohë ajo e ka kaluar me fëmijët.

Sipas Rodong Sinmun, çifti hyri së bashku të martën në Teatrin e Artit Mansudae ku u pritën me ovacione dhe brohoritje. Fotografitë shfaqin çiftin duke qeshur , por ajo që bie në sy është se askush nuk mban maskë mbrojtëse, apo të respektojë distancën fizike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb