Teksa prej disa orësh qëndrojnë në pritje në aeroportin e Malpensas në Milano, vjen zgjidhja për pasagjerët shqiptarë të bllokuar në Itali.

Mësohet se rreth 275 pasagjerësh, që kishin rezervuar të udhëtonin drejt Tiranës me linjën “Wizzair” do të udhëtojnë mbrëmjen e sotme drejt Shqipërisë. Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë të ditur se pasagjerët do të nisen nga Milano në orën 19.45, ndërsa avioni pritet që të ulet në Rinas në 21:40.

Kujtojmë se qytetarë të shumtë shprehën shqetësimin e tyre për këtë situatë pranë ‘BalkanWeb’, ndërsa pohuan se iu ishte anuluar pa asnjë sqarim udhëtimi që ishte parashikuar në mbrëmje nga Milano drejt Tiranës. Ata ishin bllokuar nga stafi në një dhomë pritje pranë check-in, ndërsa mes pasagjerëve ka edhe fëmijë të mitur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb