Që prej së hënës, salla e kirurgjisë në spitalin “Xhavit Mara” të qytetit të Burrelit ka dalë jashtë funksionit. Kjo për shkak se mjekët kirurg kanë rezultuar të infektuar me Covid-19.

Për 14 ditë pacientët që do të kenë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale do të referohen për në spitalin Rajonal të Dibrës ose në Tiranë. Një tjetër shërbim i munguar aktualisht në spitalin e Burrelit është edhe ai i ORL, pasi mjeku otorinolaringolog është karantinuar në banesë si pasojë e infektimit nga Covid-19.

Mësohet se gjendja shëndetësore e mjekëve është e mirë dhe nuk kanë nevojë për hospitalizim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: