45- vjeçari Vjetor Alushi nga Skrapari i cili u diagnostifikua me gripin AH1N1 dhe vdiq në Sanatorium në Tiranë kishte probleme prej vitesh me shëndetin.

Gazatarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb se pacienti fillimisht u dërgua dhe u mbajt për dy orë në spitalin e Beratit por u konstatua se ai vuante nga diabeti dhe kishte probleme me zemrën.

45- vjeçari, baba i tre fëmijëve në fshatin Therepelë prej vitesh kishte kartelë mjekësore ku vizitohej vazhdimisht në spital për problemet që ka pasur.

Po ashtu konfirmohet se në Berat janë dhe 4 raste të tjera me AH1N1 por janë stabilizuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb