Një 49-vjeçar shqiptar, që jetonte prej vitesh në Angli, ka shkuar pranë ambasadës shqiptare në Londër për t’u pajisur me një pasaportë biometrike, por ka zbuluar një të vërtetë të hidhur.

Që prej vitit 2011, dikush i ka vjedhur identitetin, duke aplikuar për pasaportë në emrin e tij. Kjo pasaportë është ende aktive, prandaj kompania Aleat ia ka refuzuar këtë shërbim 49-vjeçarit, i cili nuk mund të pajiset sërish me pasaportë.

Dyshohet se falsifikimi është kryer nga një person ende i pa identifikuar nga autoritetet i ndihmuar nga Zyra e Gjendjes Civile në Malësinë e Madhe, aty ku është edhe vendbanimi i 49-vjeçarit. Për rastin në fjalë po heton Prokuroria për të zbuluar lëvizjen e personit që i ka marrë identitetin dhe kapjen e tij.

Vjedhja e identitetit dhe falsifikimit të dokumenteve të identifikimit është një problem mjaft i shpeshtë. Identitetet e shqiptarëve vidhen nga shtetas nga Kosova për të përfituar lëvizjen e lirë në zonën Shengen, ose nga persona me rekorde kriminale për t’i shpëtuar drejtësisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb