Një histori prekëse është raportuar në mediat e huaja. Një çift nga Michigan, ka ndërruar jetë edhe pasi u infektuan me COVID-19.

Mediet e huaja raportojnë se dy të moshuarit ndërruan jetë nga Covid-19, në një distancë kohore prej vetëm një minutë, duke mbajtur dorën e njëri-tjetrit.
Cal Dunham, 59 vjeç dhe gruaja e tij Linda, 66 vjeç, vdiqën të dielën (26 shtator).

Çifti, i cili vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, që nuk janë bërë ende të ditura, u infektua në fillim të muajit shtator gjatë një udhëtimi familjar, tha vajza e tyre, Sarah Dunham.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: